Policia në Gjirokastër vuri në pranga shtetasin Nonda Andoni nga Gjirokastra i cili është përgjegjës për zjarrin e rënë pasditen e së shtunës në fshatin “Arshi Lengo” në një sipërfaqe kullote dhe pylli në njësinë Antigone.
Ai ka qenë duke u kujdesur për parkun e bletëve mbi kodrat e fshatit dhe ka pranuar se nga pakujdesia me tymësen e koshereve ka shkaktuar një zjarr që morri përmasa gati 500m në vetëm 10 minuta duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullote, duke kërcënuar një pyll me pisha e gjithashtu banesat e fshatit që gjendeshin jo më shumë se 100 m larg.
Ky është rasti i parë këtë vit që kemi një të arrestuar për zjarrvënie në qarkun e Gjirokastrës. Dëmet e përvitshme prej zjarrve kanë transformuar tërësisht habitatin e bimëve dhe kafshëve të rralla në luginën e lumit Drino.
Pikërisht në këtë njësi dy vite më parë zjarret shkatërruan dhjetëra prona dhe oborre private si dhe ju morrën jetën dy banorëve.
Top Channel