Një ngjarje e rëndë tronditi Maliqin mbrëmjen e djeshme, ku Gjegj Mullalli vrau gruan e tij Luizën, më pas e hodhi në gropën e ujërave të zeza.
Në një prononcim për mediet, i ati i Luiza Mullallit ka rrëfyer se çifti kishte probleme, jetonin në shtëpi të ndara dhe divorci ishte kërkuar nga e bija, pasi autori i krimit e dhunonte barbarisht; madje një herë tentoi edhe ta mbyste.
Sipas të atit të viktimës, Gjergj Mullalli ishte thirrur disa herë në polici, por asnjëherë nuk ishte proceduar penalisht për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes.
Cfarë ndodhi?
Ne ishim në shtëpi më mori djali në telefon për të biseduar, dhe më thotë ‘hajde sepse ajo nuk po më hap telefonin, kush e di çfarë ka ndodhur’.
Dhe u ktheva në shtëpi se isha me bagëtitë. Erdha në shtëpi, mora djalin, erdhëm këtu. Lajmëruam policinë, kërkuam këtu vërdallë, derisa e gjetën Policët.
Ku e gjetën?
E kishin hedhur këtu. Na ndaluan ne pastaj policët nuk na lanë të hynim brenda derisa e morën ata.
Kishte konflikte çifti?
Kishte, ishte një vit me urdhër mbrojtje.
E dhunonte vajzën?
Po, po. E dhunonte dhe në nëntor ajo kishte marrë urdhër mbrojtje. Një ditë kur vajza kishte ardhur nga puna i gjeti dyert e shtëpive hapur dhe më merr mua në telefon, ‘babi ka hyrë një person brenda në shtëpi, por se kush është nuk e di’. I thash që lajmëro policinë. E lajmëroi, erdhën policët këtu, por se çfarë është bërë më tutje nuk e di.
E kërcënonte vajzën?
Para nja tre ditësh po. Nuk e kishte gjendur brenda ajo. Por kishin hyrë njerëz brenda në dhomë. Në fund e kishte ndjekur nja dy – tre herë. Ajo ishte ndalur për t’i thënë pse më ndjek nga mbrapa, por ai kishte rendur për t’u larguar me vrap.
Kush e kërkoi divorcin?
Vajza sepse e dhunonte gjithnjë ai. Edhe në Greqi kur ishim, edhe këtu e dhunonte. Kishte vajtur vajza në Greqi tek e motra për të punuar dhe kur u kthye, ai donte ta mbyste. E goditi, e rrahu, deshi ta vriste. Ndërkohë i kishte shpëtuar çupa nga duart dhe u largua.
A është dënuar ndonjëherë ai?
Jo, e ka thirrur policia por nuk e kishte proceduar asnjëherë.
Po me çfarë e ka vrarë?
Nuk e di, të shohim çdo të na thonë atje.
Top Channel