Ka përfunduar numërimi në qendrën e votimit numër 8 në Tiranë, aty ku votoi edhe Lulzim Basha.

Gazetarja Kristi Gongo raporton se nga 379 anëtarë gjithsej që votuan për kreun e ri të PD-së, 360 prej tyre votuan Lulzim Bashën, 15 Gjergj Hanin dhe 4 vota u shpallën të pavlefshme.

Lulzim Basha votoi në këtë qendër votimi rreth orës 11:00 dhe pretendoi për një pjesëmarrje masive.

Numri është shumë i ulët krahasuar me zgjedhjet e 2021 (41.000 votues), ku Basha mori mandatin e tretë. Ndërsa këtë të shtunë pati jo më shumë se 15 mijë votues.

Top Channel