Janë lënë “arrest me burg” gjashtë të arrestuarit nga megaoperacioni i SPAK.

Është zhvilluar në GJKKO sot seanca për masat e sigurisë ndaj gjashtë të arrestuarve: Pëllumb Gjoka, Edmond Prekën, Asmer Bilali, Ardit Hasanbega, Oltion Bistri, Xhevahir Lita, për të cilët u vendos arrest me burg.

Për çfarë akuzohen të arrestuarit?

Mësohet se biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për krijimin e kushteve për vrasjen e Gjin Boriçit dhe kushteve për vrasjen e Klenth Musabelliut. Këto kushte i krijoi bashkë me Dorian Dhullen, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Ai gjithashtu akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve pasi ka penguar prokurorin Xhevahir Lita për lirimin e Behar Bajrit.

Ndërkohë, shoferi i Pëllumb Gjokës, Edmomd Preka, akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit dhe krijimin e kushteve për vrasjen e Kleanth Musabellit, pasi e gjurmonte dhe fotografonte. Ai akuzohet gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

Asmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Dorian Dhules, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit.

Ish-polici Ardit Hasanbega, ishte gjithashtu pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dhules dhe Ibrahim Liçit.

Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, pasi dyshohet se komunikoi me Pëllumb Gjokën, të cilit i ka dhënë direktiva për mbylljen e lokalit të lojërave të fatit të kryeqytet.

Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasi ka marrë para për të liruar Behar Bajrin.

Filli që i bëri bashkë personazhe të botës së krimit, prokuror, ish-oficerë e zyrtarë të lartë të policisë ishin komunikimet në telefon. Në dorë të SPAK kanë rënë komunikime që ata kanë pasur në rrjetet “Sky” dhe “ENCroChat’ të cilat u dorëzuan nga autoritetet Franceze. Në këto komunikime ata flasin hapur mes tyre për vrasje, atentate dhe korrupsion

Nga 15 persona për të cilët Gjykata e Posaçme nxori urdhër-arreste, policia vuri në pranga vetëm 6 prej tyre dhe 2 të tjerë u arrestuan në flagrancë. Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambiente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri dhe kamera.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe konkretisht:

8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA