Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në mbyllje të orarit zyrtar të votimit tha se deri në orën 17:00 kanë votuar rreth 13 700 e anëtarë të PD-së.

“Nga të dhënat që pash në qendrat e votimit që vet inspektova, ka pasur një fluks votuesish. Kanë votuar individë që kanë pasur karta anëtarësie, të tjerët nuk janë pranuar. Është një numër i relativisht i lartë. Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje.

Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh.“-tha Gjana në deklaratë për mediat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA