E veshur me të bardha dhe barkun jashtë, Olta Gixhari publikon foton nga fëmijëria

29/07/2023 16:48

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Olta Gixhari ka publikuar një foto nga fëmijëria e saj së bashku me prindërit.

Duke zhvilluar një bisedë me ndjekësit, ajo është pyetur se cili është kujtimi më i bukur që ka nga fëmijëria. Si përgjigje Olta ka shpërndarë një foto pushimesh me prindërit kur ka qenë e vogël. Aktorja tregon se këtë foto e pëlqen shumë dhe se është shkrepur nga motra e saj Gerta Gixhari.

Olta shihet kaq e lumtur, përqafuar me të atin dhe e veshur me pantallonatë shkurtra dhe bluzë të bardhë.

Olta Gixhari pas daljes nga “BBV2” ka qenë në qendër të vëmendjes dhe është komentuar gjatë. Kujtojmë se ajo është pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” që do ta ketë premierën në muajin tetor. Në këtë film ajo luan krah Luiz Ejllit, rivalit të tij në BBV2 dhe një kaste të madhe, me aktorë dhe figura të njohura publike.

 

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA