Dy policë gjejnë kuletën plot me para në Velipojë, ia dorëzojnë personit që e kishte humbur
29/07/2023 19:26
Policët që kanë gjetur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës, një portofol në rrugën nr.10, me një shumë të konsiderueshme lekës dhe eurosh, janë falënderuar nga drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër, Ervin Hodaj.
Bëhet fjalë për punonjësit e policisë Kristian Koçeku dhe Samet Qotaj të cilët bënë të mundur gjetjen e portofolit, gjatë patrullimit të tyre me biçikleta. Punonjësit e policisë takuan personin që kishte humbur portofolin, në adresën e dhënë nga Salla Operative dhe i dorëzuan atij portofolin me shumën e parave.
I zoti i portofolit ka falënderuar punonjësit e policisë, për gjestin e tyre, që tregon vërtet misionin që ka policia, shërbimin ndaj qytetarëve.
Top Channel