A i rrezikon Inteligjenca Artificiale fëmijët tanë, nxënësit dhe studentët që të bëhen dembelë dhe pa mendim kritik?
Imagjinoni një klasë ku mësuesja jep si detyrë një ese me temën “Lufta e dytë botërore”. Me ndihmën e Chat GPT-së ne marrim një ese brenda pak sekondave.
“Chat GPT-ja është thjesht një version më i mirë i rrugëve që i shtyjnë të rinjtë drejt plagjiaturës apo kopjimit. Duhet të themi që Google Translate është togfjalëshi më i kërkuar në 15 vitet e fundit, pasi nxënësit kryesisht i fusin tekstet aty, pa u lodhur fare dhe ja dorëzojnë mësuesit detyrën e përfunduar. Edhe me Chat GPT 5 që pritet të lançohet në fund të këtij viti, nëse deri dje ne prisnim që pas 2048 personave, kontenti përsëritej, tani me Chat GPT 5, kjo gjë do të jetë infinit, pra do të prodhojë pafundësisht tema, ide, teza, që nuk do të ketë mundësi asnjëri t’i dallojë nëse janë apo jo kopje.
Por ekziston mundësia që nëse ti e merr copy-paste këtë kontent dhe pyet Chat GPT-në nëse e ka gjeneruar ai këtë, atëherë ti e zbulon mashtrimin apo kopjimin. Chat GPT-ja është si sheqeri apo thika. Ne nuk e ndalojmë dot shitjen e thikave, sepse dikush do të vrasë me to. Por personi që kërkon ndihmën e inteligjencës artificiale duhet ta vet-deklarojë, pasi nëse zbulohet nga universiteti apo shkolla, penalizohet.
Në fund ne i kërkojmë Chat GPT-së ndihmë nëse mund të na ndihmojë me një partiturë Xhazi të kombinuar me element të folkut shqiptar. Dhe brenda pak sekondave kemi këtë rezultat”, është shprehur eksperti i IT Tomi Kallanxhi.
Top Channel