Tetë deputetë të Partisë Demokratike votuan sot për zgjedhjen e kryetarit të PD-së
Në zgjedhje morën pjesë, Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Eralda Bano, Merita Bakiu, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Enkelejd Alibeaj dhe Selaudin Jakupllari.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana u pyet nëse është normale që nga 52 deputetë të PD-së kanë votuar vetëm 8 prej tyre.
“Nuk është situatë normale. Janë deputetë që janë zgjedhur me votën e demokratëve. Po të kthehem herët them dikur kanë funksionuar listat e proporcionalit. Nuk është normale, por zgjedhje e tyre. Do të presim shtatorin sepse në fillim të sesionit parlamentar deputetët deklarojnë përkatësinë politike. Ka një situatë që nuk vijnë në grupin PD të saj por do të mbetet për tu parë se çfarë do të deklarojnë në shtator. Kush do të jetë përkatësia e tyre“-ishte përgjigja e Gjanës.
Top Channel