Pasi SPAK mori në dorë përgjimet nga aplikacionet “Sky” dhe “EncroChat’, një nga ngjarjet e bujshme që ka autor është vrasja e Gjin Boriçit ndodhur në gusht të vitit 2020 në Shkodër.
Boriçi i njohur edhe më mbiemrin Ndoj kërkohej i vdekur me çdo kusht nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj. Nga ana tjetër, një konflikt i hapur ishte mes biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe ish-specialist në shërbimin e kontrollit të brendshëm në burgje Kleanth Musabelliun. Për këtë arsye biznesmeni kontaktoi Behar Bajrin duke i kërkuar ta eliminonte.
Në komunikimet në rrjetin “Encro Chat”, Bajri dhe Martinaj kanë shkëmbyer objektivët e tyre ku Bajri eliminoi Borricin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të vriste Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.
Në botën e errët të vrasësve me pagesë, Behar Bajri shfaqet profesionit duke mos kursyer as të vetët kur merr pagesën për një vrasje, madje të nesërmen i shkon në varrim viktimës.
Kjo vrasje e bujshme 5 të tjera të mbetura në tentativë u zbardhën nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Eurojust si dhe partnerët europianë, pasi iu vunë nga pas për 7 muaj një grupi kriminal të përbërë nga, vrasës, biznesmenë dhe përfaqësues të shtetit.
Top Channel