Studio e programit “Ftesë në 5” është kthyer në një “mini party” verore, ku dy skuadra të ftuara përballë njëra- tjetrës kanë qenë të guximshme mjaftueshëm sa për t’u përgjigjur pyetjeve ngacmuese.
I pyetur për herën e fundit që ka kryer marrëdhënie me dikë, Albatros Rexha ka zgjedhur diskrecinë duke e “kamufluar” me një përgjigje shabllon “shumë kohë më parë”.
Gazment Ujkashi nuk jetonte dot pa party dhe muzikën, Klaudia Hila tregoi këshillën më të keqe, ndërsa pyetja më e sikletshme ka qenë për Antonetën. Seks mbi banak?! Antoneta s’ka bërë gjë akoma.
Pjesë nga biseda:
Bieta: Albatros, hera e fundit që ke kryer marrëdhënie seksuale me dikë?
Albatros Rexha: Jo, jo… nuk flas unë sepse njerëzit nuk duan të kenë të bëjnë më me dikë që flet për gjërat intime.
Bieta: Ne nuk tham na trego që ke bërë naming, thamë hera e fundit.
Albatros Rexha: Unë jam person diskret, dhe diskrecioni është… Ose t’ia bëjmë si disa “very long time ago” (*në shqip: shumë kohë më parë).
Bieta: Ok, ecim… Gazi 3 gjëra pa të cilat nuk jeton dot?
Gazmend Ujkashi: Uaa e tmerrshme… Atëherë, unë nuk jetoj dot pa Suelën, fëmijët dhe nënën time.
Bieta: Tre gjëra thash unë.
Gazmend Ujkashi: Nuk jetoj dot pa muzikë, pa kërcyer në pab dhe pa bërë party.
Bieta: Po tani edhe pa kërcyer, edhe bën party…
Gazmend Ujkashi: Ok, po them një gjë tjetër… Pa i rënë kitarës.
Bieta: Mirë, Klaudia këshilla më e keqe që ke marrë nga dikush kush ka qenë?
Klaudia Hila: Bëj çfarë të duash. Kur ke nevojë për një këshillë, sepse gjithmonë kemi nevoja për këshilla, dhe shkon tek dikush për ta pyetur dhe të thotë “bëj çfarë të duash”. Në të tillë rast, vetëm këshillë që nuk merr.
Bieta: Antoneta, vendi më i çuditshëm ku ke bërë seks?
Antoneta Koçi: Sot është nata ime e parë, s’kam bërë gjë unë…
Gazmend Ujkashi: Pyetja ishte interesante, përgjigju.
Antoneta Koçi: Sot është nata ime e parë…
Bieta: Mbi banak i bie.
Antoneta Koçi: Po…
Top Channel