Nuk mori ftesë për tek filmi “Në kuadër të dashurisë”, ç’ka për të thënë Maestro?

28/07/2023 22:25

“Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i realizuar nga Top Channel me aktorët protagonist Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli apo i madhi Ndriçim Xhepa, ka ngjallur kërshëri tek fansat dhe adhuruesit e kinemasë që në nisje të projektit.

I pyetur nëse kishte marrë nonjë ftesë për të qenë pjesë e tij, Armaldo Kllogjeri e pranoi “Pushime On Top” që jo, por edhe nëse do të kishte marrë pjesë do ta kishte të pamundur për shkak të ngarkesës së koncerteve.

I pyetur se si e sheh Luizin në rolin e aktorit, Maestro u tregua i distancuar duke theksuar se diçka të tillë nuk mund ta vlerësoj ai. Insistimit të gazetares së “Pushime on Top” për një opinion nga Armaldo mbi suksesin e Luizit, Maestro iu përgjigj “pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je”.

Pjesë nga biseda:

Pushime on Top: Filmi që po realizohet nga Top Channel, “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë kryesor Olta Gixharin dhe Luis Ejllin, ke marrë ndonjë ftesë ti për të qenë pjesë e tij?

Maestro: Jo, nuk kam marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e filmit, por kam përshtypjen se edhe po të kisha marrë pjesë do ta kisha të pamundur për t’u bërë pjesë sepse jam shumë i ngarkuar me aktivitetet dhe datat e koncerteve që kam.

Pushime on Top: Luizi si aktor, si mendon se do të jetë?

Maestro: Ahh, këtë nuk e di, këtë nuk mund ta vlerësoj unë. Këtë mund ta vlerësojnë aktorë apo persona të fushës.

Pushime on Top: Maestro unë do të jap dy emra dhe t’i do të zgjedhësh një, dhe arsyen pse. Je gati? Mes Arbanës dhe Eduartit kë do të zgjidhje?

Maestro: Do të zgjidhja Eduartin.

Pushime on Top: Pse?

Maestro: Sepse jam mashkull vetë dhe po zgjedh një mashkull.

Pushime on Top: Pra kjo është arsyeja? Po mirë se ne nuk e kemi në atë këndvështrim… Ti ishe tek dasma e tyre?

Maestro: Jo nuk isha i ftuar, edhe po të isha i ftuar isha i zënë.

Pushime on Top: Aha, kështu i paske të gjitha me të zëna?

Maestro: Po ça të bëjë unë tani.

Pushime on Top: Olta apo Luizi? Si të duket Luizi, më i suksesshëm, më i mirë?

Maestro: Tani ti po më bën një pyetje, duke marrë parasysh edhe situatën që kemi kaluar në Shtëpi… Nuk po flas jashtë shtëpisë së BBV.

Pushime on Top: Po merri edhe tani sepse ka kaluar koha. Atë e dimë ne.

Maestro: Po ka ndryshime, e kupton.

Pushime on Top: Këngë, bashkëpunim në një film, bashkëpunim me një reklamë, bashkëpunim me një emision. Një gjë e përbashkët, bashkëpunim, nuk ka rëndësi.

Maestro: Po pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je?

Pushime on Top: … edhe me limon.

Maestro: Në fakt ti nuk ke faj sepse edhe unë pyetje me spec bëj, ë?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA