“Me ritme latine, për të rinj e familjarë”, Maestro publikon sot këngën e re! Tregon sa fiton në muaj

28/07/2023 09:45

Armaldo Kllogjeri vjen me një këngë të re të titulluar “O Jetë”!

I ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Armaldo Kllogjeri ka njoftuar se projekti i tij më i fundit do publikohet sot në orën 19:30. Ai ka treguar se kënga është një dedikim dhe në momentin e parë që e lexoi tekstin, Maestro shprehet se kishte shumë të përbashkëta me historinë e tij dhe të Aidës. Armaldo tregon se tekstin e ka shkruar Alban Kondi dhe produksioni është i Shpëtim Saraçit.

“Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë”, shprehet Armaldo.

Përsa i përket projekteve të tij muzikore në të ardhmen, Maestro shprehet se orientimi i muzikës së tij do jetë mes këtij profili të këngës që do publikojë sot dhe mes folkut popullor. Do ketë një këngë të re në shtator, por do jetë për një kategori të caktuar. Më vonë pritet që ai të vijë me një baladë ose një duet.

Përsa i përket deklaratës së Bled Manes, ku para disa ditësh i ftuar po në “Wake Up”, ka thënë se Maestro fiton 15-17 mijë euro në muaj, Armaldo shprehet se në një muaj si gushti, ku ka shumë angazhime, kjo shifër është e pranueshme. Në këtë mënyrë ai ka pohuar deklaratën e Bled Manes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA