Maestro për marrëdhënien Kiara-Luiz: Më bëhet qejfi që i ka dedikuar këngë, rrit besimin

28/07/2023 11:27

Armaldo Kllogjeri i cili ka qenë i ftuar në “Wake Up”, ka folur ekskluzivisht për këngën e tij që do publikojë pasditen e sotme me titullin “O Jetë”.

Ai tregon se është një këngë me ritme latine dhe e përshtatshme për të rinj dhe familjarë, të cilët do i nxisë të gjithë të kërcejnë dhe argëtohen. I pyetur për këngën e që ka publikuar Luizi ditën e djeshme, e cila ishte një dedikim për Kiarën, Armaldo shprehet se për shkak të angazhimeve nuk ka mundur ta dëgjojë, por ka parë vetëm videon e shkurtër 20 sekonda që ka dalë në Instagram.

Maestro shprehet se i bëhet qejfi që i ka kushtuar një këngë dedikim Kiarës sepse kjo rrit dhe besimin tek marrdhënia që kanë ata të dy.

“Mua më bëhet qejfi që ai i dedikon këngë Kiarës. Kuptohet që në një marrëdhënie që kanë ata të dy, unë kam qenë disi pjesë e kësaj marrëdhënie që ata të lidheshin me njëri-tjetrin dhe të dashuroheshin, në kuptimin që të jetë një dashuri e pafundme për ata. Mua më bëhet qejfi për çdo lidhje që mund të kenë dy të rinj sepse në fund të fundit është një detyrim për të sjellë në jetë një fëmijë. Mua më bëhet qejfi që i ka dedikuar një këngë sepse kjo mendoj se rrit besimin tek marrëdhënia që kanë ata të dy”, është shprehur Armaldo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA