Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e kompanisë TIBO-s, pas një hetimi disa mujor ku është zbuluar një skemë mashtrimi prej 2.2 milionë eurosh.

Pas kërkesës së prokurorëve Ndini Tavani dhe Mirela Zavalani, deri në përfundim të hetimeve, gjykata vendosi sekuestro preventive të Tibo.al, Tibo Shpk dhe Megaware.

Hetimi rezulton se ka nisur fillimisht nga Krimi Ekonomik Tiranë për t’u ndjekur më pas nga Prokuroria e kryeqytetit.

Kujtojmë se muaj më parë Top Channel ka raportuar se kompania TIBO, pa patur asnjë të drejtë shpërndarjeje përmes platformës së saj IPTV, ka piratuar duke transmetuar Top Channel dhe TV Klan në të gjithë botën.

TIBO po ashtu u shiste shqiptarëve sikur të kishte të vetën edhe kampionatet La Liga, Premier Ligue, Bundes Liga dhe Copa Italia, ndërkohë që këto kampionate janë të blera me të drejta transmetimi vetëm nga DigitAlb.

Operatori, pa asnjë lloj të drejte dhe në shkelje të plotë të ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare  transmetonte eventet sportive të blera për dhjetëra miliona euro nga Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA