Prej 28 vitesh Maliq Minga nga fshati Vajkan kultivon perime në një sipërfaqe prej 5.5 hektarë toke.
Ai çdo vit shton sipërfaqen e tokës që e merr me qira.
“Shumica janë të marra me qira, dy hektarë janë të miat. Prioritet duhet të kenë bujqit që mbjellin perime se perimja është një kulturë që e do tani vaditjen, nuk e do në dimër“, shpjegon ai.
Duke iu përshtatur kërkesave të tregut fermeri mbjell perime në sera dhe në arë, duke filluar që nga luleshtrydhet ku pjesën më të madhe e eksporton dhe në stinën e verës perimet e fushës si domate, spec, tranguj nga të cilat mbi 70% e prodhimit shkon për eksport dhe pjesa tjetër në tregun vendas.
“Ne e japim nëpër grosistë dhe pikat e grumbullimit. Kryesisht shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian”.
Fermeri thotë se ka toka të lira, por i mungon fuqia punëtore.
Top Channel