23/12 13:09
Misteri i zhdukjes së një alpinisti gjerman në viti 1986 u zbulua pas shkrirjes së akullnajës afër Matterhornit në Zvicër.
Trupi u zbulua në fillim të këtij muaji nga alpinistët që po kalonin tek akullnaja Theodul.
Ata vunë re një çizme dhe sende të tjera brenda akullit.
Pas analizave të ADN-së, u konstatua se mbetjet i përkisnin një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë.
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi në atë kohë nuk arriti të gjente asnjë gjurmë të tij.
Policia asokohe nuk e kishte përmendur emrin e alpinistit dhe i vetmi detaj ishte se ishte 38 vjeç kur u zhduk gjatë një ekspedite.
Top Channel