Fjalia që thuhej më shumë nga aktorët në sheshxhirim: “Një Lori Caffe, të lutem”!

28/07/2023 21:44

Kafeja është bërë pjesë e pandashme e rutinës së shumë personave në botë. Nëse do të ishit pjesë e sheshxhirimit, aq më tepër kur nisej puna që në orët e para të mëngjesit, do të dëgjonit në sfond vetëm fjali të tipit: ‘A është bërë kafeja ime?’, ‘Një kafe Lori të lutem sa të më hapen sytë!’.

Në fakt, është e vërtetë. Nëse konsumoni shijet e Lori Caffe, do t’ju hapen sytë në plot kuptimin e fjalës dhe do të jeni po aq produktiv sa aktorët dhe stafi ynë.

Për më shumë se 28 vite, Lori Caffe ka qenë një simbol i ekselencës në tregun shqiptar dhe në të gjithë rajonin! Lori Caffe është prodhuesi i parë në Shqipëri, ku u krijua në 1995, me një objektiv të qartë; duke pasuruar tregun shqiptar me aromën e vërtetë të kafesë ekspres italiane. Hapat e parë nisën me një furrë të thjeshtë, por pak pas krijimit të tij u konfirmuan vlerat e vërteta, të cilat bënë që objektivi për të arritur majat në tregun shqiptar dhe më gjerë të bëhej realitet.

Sot, kjo kompani është prodhuesi më i madh, me një shumëllojshmëri të produkteve të kafesë më cilësore në vend. Marrëdhënia me klientët e saj është receta kryesore drejt një suksesi për ta kthyer Lori Caffe në një lider tregu. Pasioni për kafen ka qenë gjithmonë motoja dhe për këtë kompania ka arritur të shpërndajë energjinë kudo…

Shija e mrekullueshme e kafesë Lori Caffe nuk njeh kufi sepse produktet përmirësohen në çdo kohë bazuar në përmbushjen e kërkesave dhe kënaqësisë së klientit. Shtyllat e kompanisë drejt aftësisë për të qenë fluide në treg, dhe vazhdimisht në rritje, qëndronin në ndërtimin e një rrjeti distribucioni direkt, por edhe shumë korrekt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA