
Dyshja e njohur e këngëtarëve Rosalia dhe Rauw Alejandro i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Çifti, i cili njoftoi fejesën e tyre në mars janë ndarë pas më shumë se tre vitesh së bashku. Burimet thonë se pavarësisht dashurisë dhe respektit që këngëtarët kanë për njëri-tjetrin, të dy kanë rënë dakord t’i japin fund fejesës.
Rosalia dhe Alejandro u lidhën për herë të parë në gusht 2021 dhe e bënë publike me romancën e tyre muajin e ardhshëm në mediat sociale.
Në mars të vitit 2022, këngëtarja spanjolle zbuloi se kishte bërë tatuazh “RR” në këmbën e saj, inicialet që ata të dy ndanin (mbiemri i Alejandros është Ruiz).
Muajin tjetër, Alejandro zbuloi se kishte të shkruar “Rosalía” sipër kërthizës së tij. Në mars, çifti zbuloi lajmin për fejesën e tyre.
Top Channel