Shembet ndërtesa trekatëshe në Nju Jork, një i vdekur dhe dy të plagosur rëndë! Një person nën rrënoja Dhjetëra balena pilot mbetën të bllokuara në një plazh në Australinë Perëndimore, 50 prej tyre nuk arritën të shpëtohen nga ekipet e shpëtimit.
Ata kanë arritur të shpëtojnë 45 prej tyre, pas një pune intensive, përfshirë edhe të vullnetarëve.
Balenat po monitorohen nga ekipet e shpëtimit të kafshëve dhe në momentin që gjendja e tyre do të përmirësohet do të nxirren në det të lirë.
Monitoruesi i situatës deklaroi se Shërbimi i Parqeve dhe Kafshëve të Egra ka pasur qindra oferta për t’i ardhur në ndihmë balenave.
Shërbimi i kafshëve të egra tha më herët se po monitoronte balenat pilot, nga frika se disa mund të fillonin të bllokoheshin. Por më pas gradualisht ato i janë afruar bregut, deri sa kanë ngecur.
Kjo ngjarje nuk është e rrallë për Australinë dhe Zelandën e Re, në këtë të fundit tetorin e kaluar, rreth 500 balena pilotë ngordhën pasi mbetën të bllokuara.
Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht pse ndodhin bllokimet masive, por disa studiues mendojnë se ushqehen shumë pranë bregut.
Top Channel