Kylie Jenner pranon se ka bërë gjoksin në moshën 19-vjeçare: Prisni derisa të bëheni me fëmijë

27/07/2023 12:30

Kylie Jenner më në fund pranoi se ka bërë një operacion për rritjen e gjoksit.

25-vjeçarja kishte këmbëngulur më parë se nuk kishte bërë kurrë një operacion të tillë, duke pretenduar në fillim të këtij sezoni se kishte vetëm ‘fillers’ (injektime të përkohshme).

Por, ndërsa fliste me shoqen e saj të ngushtë Anastasia ‘Stassie’ Karanikolaou në episodin e ri, të The Kardashians, ajo më në fund rrëfeu se kishte bërë gjoksin e saj në moshën 19-vjeçare – edhe pse ajo pranoi se është penduar që i është nënshtruar procedurës.

“E kam bërë gjoksin para Stormit. Brenda gjashtë muajve pasi kisha Stormi, duke mos menduar se do të kisha një fëmijë kur të isha 20 vjeç, ata ende po shëroheshin”, pranoi Kylie.

Ajo shtoi: “Kam pasur gjokse të bukura, natyralë, thjesht të mrekullueshëm, madhësi perfekte, gjithçka perfekte, dhe thjesht doja që të mos i kisha bërë kurrë atëherë.”

“Unë do t’i rekomandoja kujtdo që po mendon ta bëjë të presë derisa të ketë fëmijë,” shtoi ajo, përpara se të tregonte se si pikëpamjet e saj për kirurgjinë plastike kanë ndryshuar tani që ajo është nënë.

“Por, padyshim që kam edhe një vajzë. Do të më thyhej zemra nëse ajo do të dëshironte të bënte trupin e saj në moshën 19-vjeçare”, pranoi Kylie.

‘Dua të them, ajo është gjëja më e bukur ndonjëherë. Unë dua të jem si mamaja më e mirë dhe shembulli më i mirë për të,” i tha shoqes së saj.

Kishte spekulime që Kylie kishte bërë gjoksin e saj në vitin 2015 kur ishte vetëm 18 vjeçe, megjithëse ajo e mohoi atë në aplikacionin e saj.

“Doja të bëja një ndryshim. Por jo, njerëz – nuk kam bërë implante gjoksi! Të gjithë janë të fiksuar pas kësaj”, tha ajo. “E vërteta është se ndërsa jam rritur, kam shtuar 15 kilogramë dhe trupi im ka ndryshuar”, shtoi ajo.

Më pas, në vitin 2016, ajo dukej se fajësonte menstruacionet e saj për një moment.

Top Channel