Pas javësh të tëra në rënie monedha europiane prej pesë ditësh po pëson rritje në tregun valutor.
Pas javësh të tëra në rënie monedha europiane prej pesë ditësh po pëson rritje në tregun valutor. Pasi po rimëkëmbej ngadalë në fillimin e javës, në 27 korrik ka pësuar një rritje të fortë me 2.65 pikë kundrejt lekut. Tashmë 1 euro këmbehet me 104.87 lekë dhe ky është niveli më i lartë prej gati një muaji.
Ky forcim i monedhave të huaja shkon kundër historikut të tyre, pasi në këtë periudhë prurjet e turistëve dhe diasporës gjithmonë i kanë zhvlerësuar ato. Ekspertët mendojnë se aktorë të mëdhenj në treg po blejnë sasi të mëdha eurosh dhe valuta të tjera
“Në rastin konkret kemi të bëjmë me veprime që ka ndërmarrë kohët e fundit Banka e Shqipërisë duke blerë një vlerë të konsiderueshme eurosh në treg, për rezervat e saj. Kemi veprimet e kryera nga bankat e nivelit ët dytë për të blerë euro nga tregu.”– tha Teuta Nunaj.
Sipas ekspertëve kjo nuk paraqet një situatë spekulative, por është rrjedhim i regjimit të kursit të lirë
“Këto organizata presin kohën kur kursi i këmbimit mes euros dhe lekut është i favorshëm për ta dhe ato bëjnë blerje. Në këto raste skemi të bëjmë me spekulim por me vëmëndje të tyre për ëtë realizuar transaksionin ën treg pasi qëllimi i tyre i vetëm është fitimi.”-tha Teuta Nunaj.
Bizneset eksportuese ndërkohë lëvizjet e kursit i kanë quajtur të pashpjegueshme, ndërsa kanë akuzuar institucionet monetare se nuk kanë bërë transparencë. Ata gjithashtu kërkojnë kompensim për humbjet nga zhvlerësimi i monedhës evropiane me 15% në 6 muaj.
Top Channel