Një vajzë 21-vjeçare u bë personazh i famshëm brenda natës, pasi lëvizja e saj e guximshme tërhoqi vëmendjen e revistës së famshme për meshkuj “Playboy”.
Veronica Correia, gruaja e guximshme që bëri bujë duke i hedhur reçipetat Drake gjatë koncertit të tij në Nju Jork, tani është në bisedime pune me “Playboy”.
“Playboy” e njohu potencialin e Veronikës dhe i kërkoi asaj t’i bashkohej platformës së tyre. E emocionuar për mundësinë, ajo shprehu besimin se do të jetë në gjendje të fitojë të ardhura të konsiderueshme dhe të përfitojë nga i njëjti sukses që kanë arritur ‘lepurushët’ e tjerë të “Playboy-t”.
Gjatë koncertit të Drake, reçipetat e Veronikës morën vëmendjen e audiencës dhe vetë këngëtari nuk mund të mos reagonte ndaj këtij gjesti. Ai me humor i kërkoi publikut të identifikonte pronarin e tyre. Ishte e qartë se Drake ishte i magjepsur nga gruaja misterioze.
Duke mos dashur të mbetet anonime, Veronica zbuloi me krenari në TikTok se ajo ishte vajza që tërhoqi vëmendjen e Drake. Video e saj u bë virale duke marrë 6.1milion shikime. Rreth 51 mijë ndjekës të rinj u shtuan në Instagramin e saj.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Veronica mori një mesazh nga llogaria zyrtare e “Playboy-t” në Instagram duke e ftuar atë të bëhej pjese e aplikacionit të tyre të ri. Aplikacioni i jep mundësinë vajzave si Veronica për të fituar para nga përmbajtje ekskluzive, të ngjashme me ato që ajo publikon tashmë në Instagram dhe TikTok.
“Locate this woman immediately.” 😂😂😂 pic.twitter.com/DOArj7jhHO
— Word On Road (@WordOnRd) July 22, 2023
Top Channel