Preferencat ushqimore për persona të ndryshëm zakonisht janë të ndryshme, megjithatë ka edhe nga ata persona që nuk i dorëzohen lehtësisht nepsit dhe zgjedhin të ndjekin një dietë të shëndetshme ushqimore.
E ftuar në programin e pasdites, “Ftesë në 5”, për të diskutuar mbi një studim që tregonte se personat e martuar jetojnë më gjatë se beqarët, pyetjes se për çfarë grinden më shumë në çift, Paloma i është përgjigjur për ushqimin.
Gazetarja është shprehur se ndryshe nga ajo që preferon ushqimet e lehta në mbrëmje, partneri i saj ushqehet shumë rëndshëm. Ndaj i ndodh që kur gatuan, ai nuk e konsumon ushqimin e saj por porosit ushqime të rënda. Kur ajo zgjedh të mos gatuaj, ai thotë se “s’paska gjë për të ngrënë sot”. Situatë që e ka bërë Palomën tonë të arrijë në konkluzionin se ‘burrat nuk kënaqen kurrë’.
Pjesë nga biseda:
Bieta: Paloma, ti e ke një debat? Për rrobat?
Paloma: Jo, jo, darkën. E kam një debat patjetër sepse ai kërkon të konsumojë gjëra të rënda në darkë, ndërsa unë dua gjërat e lehta. Fjala vjen, po e mbyll darkën me një supë, ai shkon dhe thotë “më hahet një sufllaqe”. Unë e gatuaj supën në të gjitha mënyrat e mia, mirë apo keq e gatuaj, dhe ai nuk e ha por shkon dhe ha sufllaqen.
Dhe pastaj thotë edhe “s’ke gatuar fare”, ndërkohë unë e marrë mundimin dhe kjo më bën të them nuk do gatuaj më asnjëherë. Po fare, fare. Pra, kur gatuaj shkon dhe ha gjë tjetër, kur nuk gatuaj thotë “s’paska gjë për të ngrënë sot”. Hajde dhe merri vesh burrat.
Top Channel