Humb jetën 69-vjeçarja në Qeparo, dyshohet se pësoi arrest kardiak
26/07/2023 15:08
Një 69-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Qeparosë, pasi ra në kontakt ne ujin.
Policia bën me dije se shtetasja E. D., 69 vjeçe dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:00, në plazhin e Qeparos, shtetasja E. D., 69 vjeçe, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Top Channel