Skena e seksit mes Cillian Murphy dhe Florence Pugh “ndez” nacionalistët hindu! Vërshojnë në kritika ndaj ‘Oppenheimer’

25/07/2023 17:34

Filmi i fundit i Christopher Nolan-it “Oppenheimer” ka ndezur polemika midis të djathtës hindu në Indi, me disa që bëjnë thirrje për bojkot dhe disa të tjerë që kërkojnë fshirjen e një skene seksi ku një prej personazheve shqipëron një rresht të famshëm nga shkrimet e shenjta të fesë.

Filmi tregon historinë e bombës atomike e parë nga këndvështrimi i krijuesit të saj, Robert Oppenheimer. Ndërsa, skena në fjalë përshkruan aktorin kryesor Cillian Murphyn, duke bërë seks me Florence Pugh, në rolin e të dashurës së tij Jean Tatlock.

Pugh ndalon gjatë marrëdhënies seksuale dhe merr një kopje të Bhagavad Gita, një nga shkrimet më të shenjta të hinduizmit, dhe i kërkon Murfit që t’i lexojë prej saj.

Tani unë jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve,” thotë personazhi i Oppenheimer, ndërsa ata rifillojnë marrëdhënien.

Skena ka shkaktuar zemërim në mesin e disa grupeve të krahut të djathtë. Një politikan nga Partia Hindu-nacionaliste e Indisë Bharatiya Janata e quajti filmin një “sulm shqetësues ndaj hinduizmit“, si dje e cilësoi skenën si “pjesë e një komploti më të madh nga forcat anti-hindu”.

Në një deklaratë të shtunën, Komisioneri i Informacionit të Indisë, Uday Mahurkar, tha se skena ishte “një sulm i drejtpërdrejtë ndaj besimeve fetare të një miliardë hindu tolerantë”, duke e krahasuar atë me “një luftë kundër komunitetit hindu”.

“Ne besojmë se nëse e largoni këtë skenë dhe bëni gjithçka që është e nevojshme për të fituar zemrat e besimtarëve hindu, ju do të keni meritën e të qenurit një qenie njerëzore e arsyeshme dhe do t’ju dhurojë miqësinë e miliarda njerëzve të mirë”- shtuan ata.

Filmi është pritur mirë në shumicën e lagjeve në Indi, e cila kreu testin e tij të parë bërthamor në 1974, me kritikët që i dhanë komente të mira dhe njerëz që dynden në kinema për ta parë.

“Oppenheimer” fitoi më shumë se 3 milionë dollarë në fundjavën e hapjes, sipas raporteve lokale, më shumë se filmi i shumëpritur i regjisores Greta Gerwig, “Barbie”, i cili u publikua në të njëjtën ditë dhe fitoi pak më shumë se 1 milion dollarë.

Bordi i filmit i Indisë i dha “Oppenheimer” një vlerësim U/A, i cili është i rezervuar për filmat që përmbajnë tema për të rritur dhe mund të shikohen nga fëmijët nën 12 vjeç me udhëzime prindërore. Deri më tani nuk ka ndalime për filmin në asnjë nga vendet e botës, përfshi edhe Indinë.

Kjo nuk është hera e parë që e djathta hindu ndihet e fyer ndaj filma, shfaqje televizive ose reklama për portretizimin e hinduizmit. Disa janë bojkotuar ose madje janë detyruar të largohen nga transmetimi pas protestave nga grupet konservatore dhe radikale.

Në vitin 2020, Netflix mori reagime të konsiderueshme në Indi për një skenë në serialin ” A Suitable Boy” që përshkruante një grua hindu dhe një burrë mysliman duke u puthur në një tempull hindu. Po atë vit, marka indiane e bizhuterive Tanishq tërhoqi një reklamë që shfaqte një çift ndërfetar pas kritikave në internet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA