Cilët janë dy pilotët që humbën jetën në Greqi, avioni ‘Canadair’ u rrëzua teksa po shuante zjarret

25/07/2023 17:45

Dy pilotë humbën jetën pasi avioni “Canadair” është rrëzuar në Karisto të Greqisë teksa po shuante zjarret.

Viktimat janë Kristo Mula 34 vjeç dhe Periklis Stefanidhis 27 vjeç.

Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm po përparojnë.

Fatkeqësisht dy pilotët dyshohet se kanë vdekur në vend, ndërsa ‘Canadair” u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët.

Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti kur pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.

Pas aksidentit, kryeministri Kyriakos Mitsotakis anuloi vizitën zyrtare në Qipro.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA