Pas përfundimit të “BBV2”, ish-banorët përpiqen të jetë aktivë në rrjetet sociale për të siguruar të ardhura, të qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe të mos mbeten në harresë.
I ftuar në “Wake Up” Bledi Mane ka folur se sa aktivë janë ish-banorët e “Big Brother Vip” në rrjetet sociale. I pyetur për gazetarin Ronaldo Sharka, Bled Mane shprehet se Sharka është një nga personazhet që bën debate, meme dhe reklama të shumta. Kjo gjë e bën të jetë në qendër të vëmendjes. Sipas tij Ronaldo mund të fitojë edhe 20 milion lekë të vjetra nga postimet në Instagram.
“Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka luhatje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, u shpreh Bled Mane.
Përsa i përket Jorit, Mane shprehet se ajo bën lekë dhe pa folur. Mjafton të hedhë një postim në rrjetet sociale duke ecur dhe të bëjë tag vendin ku ndodhet, ajo merr shumë lekë dhe pa u lodhur.
Top Channel