LIVE Shqipëri-Bjellorusi/ Ernest Muçi kthehet të shkëlqeje në Kombëtare, tund rrjetën dhe ndëshkon për herë të dytë bjellorusët (VIDEO)
Pas eliminimit nga Champions League, Ballkani nis këtë të martë rrugëtimin në Conference League.
Ekipi i Ilir Dajës ndeshet me kampionët e Irlandës së Veriut, Larne, sfidë që luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” duke nisur nga ora 20:45 dhe që transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 2”.
Ballkani-Larne (3-0)
Conference League
67’-Goool! Pas një super asisti nga Rrahmani, Gripshi e dërgon topin në rrjetë dhe realizon golin e tretë për Ballkanin.
54’-Gripshi gjen rrugën drejt rrjetës, për ai gol anulohet për pozicin jashtë loje.
32’-Goool! Pas një aksioni model nga skuadra e Ballkanit, Kryeziu e finalizon me një super gol dhe dyfishon avantazhin.
26’-Goool! Rrahmani merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe kalon Ballkanin në avantazh.
25′-Ndërhyrje e gabuar ndaj Gripshit, Ballkani fiton penallti.
21-Gripshi realizon një goditje të fortë, por ndalet nga Ferguson, vetëm pak sekonda më pas Rrahmani e dërgon topin pranë portës së Larnes, por Kryeziu nuk ia del të shënojë.
05’-Ballkani shumë pranë golit. Thaqi shfrytëzon një goditje dënimi dhe ia kalon topin Gripshit, por ky i fundit nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Nis sfida e parë, e raundit të dytë të Conference League mes Ballkanit dhe kampionëve të Irlandës së Veriut, Larne.
Top Channel