Ka shumë kërkime që pohojnë se seksi mund t’i japë një shtysë aspekteve të ndryshme të jetës dhe shëndetit të një personi, pasi komuniteti shkencor vazhdimisht thekson përfitimet e mundshme që ofron marrëdhënia seksuale, natyrisht përtej riprodhimit.
Nga mbajtja e zemrës të shëndetshme, ulja e presionit të gjakut dhe rritja e imunitetit deri te përmirësimi i disponimit dhe shëndetit të përgjithshëm mendor, seksi ndikon pozitivisht në të gjithë jetën e përditshme të një personi.
Seksi duket se ka një efekt mbrojtës në shëndetin kardiovaskular, veçanërisht te femrat. Një studim i kohëve të fundit, në fakt, shikoi përfitimet e mundshme të të qenit aktiv seksualisht me një partner të qëndrueshëm dhe zbuloi se gratë seksualisht aktive kanë një rrezik më të ulët të sulmeve në zemër më vonë në jetë. Gjetjet nuk ishin aq inkurajuese për meshkujt, pasi dukej se nivelet e larta të aktivitetit seksual rrisin rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare. Studimet e ardhshme ka të ngjarë të konfirmojnë njërën ose tjetrën pretendim.
Ul presionin e gjakut
I njëjti studim monitoroi gjithashtu presionin e gjakut të pjesëmarrësve, si një tregues të shëndetit të zemrës, dhe zbuloi se gratë e moshuara që ndiheshin të kënaqura me jetën e tyre seksuale kishin më pak gjasa të kishin presion të lartë të gjakut. Edhe në këtë rast, rezultatet nuk ishin të njëjta për meshkujt e moshuar.
Stimulon sistemin imunitar
Hulumtimet kanë treguar se seksi i rregullt rrit efektivitetin e sistemit imunitar. Një studim i kohëve të fundit vështroi një grup të vogël grash për të parë nëse kishte dallime në aktivitetin imunitar të atyre që ishin seksualisht aktive apo jo dhe si përfundim gjeti një ndryshim në aftësinë e sistemit imunitar për të vrarë patogjenët në pika të ndryshme të ciklit menstrual.
Redukton rrezikun e kancerit të prostatës
Një studim i mëparshëm në një kampion prej 30,000 burrash theksoi mundësinë që derdhja e shpeshtë të zvogëlojë rrezikun e kancerit të prostatës. Ai argumentoi se burrat që ejakulonin më shumë se 21 herë në muaj kishin një rrezik më të ulët. Pas këtij studimi, në fakt, studiuesit monitoruan pjesëmarrësit për rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës, me rezultatet që konfirmuan gjetjet fillestare.
Lehtëson stresin
Seksi mund të konsiderohet një mënyrë natyrale për të lehtësuar stresin. Një studim i vitit 2019 shikoi efektet e kontaktit me partnerin, seksual dhe joseksual, në nivelet e kortizolit (një hormon i lëshuar në trup si përgjigje ndaj stresit) dhe zbuloi se ai ndihmoi në kthimin e hormonit në nivele normale si te burrat ashtu edhe te gratë. Përveç kësaj, seksi shkakton lirimin e oksitocinës, endorfinës dhe hormoneve të tjera të ndjeshmërisë, të cilat mund të jenë përgjegjëse për efektin e reduktimit të stresit.
Përmirëson gjumin
Të njëjtat hormone që reduktojnë stresin dhe ankthin janë gjithashtu përgjegjës për gjumin. Prandaj, pas një orgazme, hormoni prolaktinë fillon të qarkullojë në trup duke shkaktuar ndjenjën e kënaqësisë dhe relaksimit.
Top Channel