Ka nisur prej dy orësh takimi i përbashkët i presidentit Bajram Begaj me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Të dy krerët e shteteve po zhvillojnë një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku të shoqëruar nga autoritetet vendore të Bashkisë e të Qarkut të Korçës, do të vizitojnë qytetin e Pustecit dhe do të takohen me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon.

Të dy presidentët janë ndalur në përpjekjet e Shqipërisë për komunitetin maqedonas. Folën për Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit.

Vlerësoj atë çfarë ka bërë Shqipëria për pakicat. Jemi këtu që të japim mbështetje për pakicat që të kenë të njëjtat kushte ashtu si i kanë në Maqedoninë e Veriut ti kenë edhe në Shqipëri.  Për Ballkanin e Hapur:  Ekzistojnë mbi 50 iniciativa që krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim.  Ballkani i hapur një prej tyre dhe shpresoj të vazhdojë të funksionojë dhe më tej. Është e pakontestueshme se 6 vendet qe marrin pjesë se për të gjitha çadër është procesi i Berlinit i cili ka marrëdhënie strukturore më të sakta se Ballkani i hapur. 6 shtete marrin pjesë në procesin e Berlinit dhe vetëm 3 në Ballkanin e Hapur dhe kjo është një mangësi e madhe.”-tha në fjalën e tij presidenti Pendarovski.

Kënaqesh të tregojmë që ky takim është mes dy vendeve mike, partnere që kanë rrugëtimin e përbashkët ne BE. Sfidat mes dy vendeve për minoritetin janë të mëdha por do i përballojmë së bashku një prej tyre eshte që të kemi mirëqenien e komunitetit.”-tha Begaj.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA