Princi George mbush 10 vjeç! Portretet e ëmbla të mbretit të vogël ndër vite

22/07/2023 19:05

I dyti në radhën e fronit mbretëror britanik, Princi George feston sot ditëlindjen.

Djali i Princit William dhe Kate Middleton mbushi 10 vjeç, dhe me këtë rast me një portret krejt të ri u publikua të premten. Fotoja e re e George është bërë në Windsor, Angli, këtë muaj nga fotografi Millie Pilkington.

Fëmija më i madh i princit dhe princeshës së re të Uellsit është rritur në sytë e publikut, nga një foshnjë  në një djalë të vogël pasionant. Vetëm javën e kaluar, George u pa duke ndjekur ndeshjen finale të meshkujve në Wimbledon me prindërit e tij dhe motrën e tij më të vogël, Princeshën Charlotte, duke brohoritur dhe duke bërtitur në tribuna.

Ekspertja mbretërore e ET, Katie Nicholl, së fundmi ndau detaje mbi festimet e ditëlindjes së George.

“Më kanë thënë që kjo festë ditëlindjeje do të jetë familjare, sigurisht, miq të ngushtë, miq nga shkolla e vjetër dhe shkolla e re e George. Mirëpo, nuk do të jetë në asnjë mënyrë diçka spektakolare”, tha Nicholl. “Një festë luksoze, ku ka një shpenzim të madh, thjesht nuk është stili i William dhe Kate.”

Për nder të ditës së veçantë të Xhorxhit, shikoni përsëri portretet e ëmbla të ditëlindjes së mbretit të vogël ndër vite:

2013 – Debutimi i George!

Prindërit krenarë William dhe Kate dolën jashtë në The Lindo Wing në Spitalin St. Mary në Londër, më 23 korrik, vetëm një ditë pasi mirëpritën George të vogël. Trashëgimtari i ri flinte i qetë në krahët e nënës së tij, ndërsa fotografët kapën në distancë momentin e ëmbël.

2014 – Një!

Për të festuar ditëlindjen e tij të parë, bukuroshi i vogël u pa duke shëtitur në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër në një portret të lezetshëm të bërë në ekspozitën Sensational Butterflies.

2015 – Dy! 

Vogëlushi George, duke buzëqeshur në krahët e babait William, për foton e ëmbël të ditëlindjes së dytë.

2016 – Tre!

George përqafoi modelimin për portretin e ditëlindjes së tij të tretë, duke buzëqeshur në disa foto të lezetshme të bëra në shtëpinë e familjes në Norfolk, Angli.

2017 – Katër! 

George vazhdoi të tregonte buzëqeshjen e tij të adhurueshme në një portret nga afër teksa lë pas ditët e të qenurit vogëlush.

2018 – Pesë! 

Gati për shkollën përgatitore! Teksa George i vogël filloi shkollën, familja mbretërore ndau një foto të tij në uniformën e tij për të festuar ditëlindjen e tij të pestë.

2019 – Gjashtë!

George nuk mund ta përmbante gëzimin, ndërsa qesh teksa fotografohet nga nëna e tij, Kate. Fëmija i emocionuar tregoi fanellën e tij të futbollit të Anglisë dhe dhëmbin e poshtëm që i mungonte.

2020 – Shtatë! 

Nëna e George vazhdoi të provonte se ajo është fotografja e tij më e mirë, duke bërë disa foto të lezetshme të fëmijës së saj të madh për ditëlindjen e tij të shtatë.

2021 – Tetë!

George shihet i buzëqeshjen në portretet e reja të realizuara nga Kate, çka e bën të duket si përzierja e përsosur e imazhit të prindërve të tij mbretërorë.

2022 – Nëntë!

Duke u bërë gati për plazh, George i parapriu ditëlindjes së tij të nëntë me një buzëqeshje të madhe. Sigurisht që, Kate e ka bërë edhe këtë foto, në një festë familjare në fillim të vitit.

2022 – Dhjetë!

George ka festuar 10-vjetorin me një foto që e bën të duket i rritur. Në fotografinë, e cila u shkrep nga Millie Pilkington, George ka veshur një këmishë me kopsa dhe pantallona ngjyrë ulliri për ta kombinuar, ndërsa buzëqesh i ulur në disa shkallë në Windsor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA