Dule Troka, 47 vjeçari nga fshati Frakull në Fier ka hequr dorë nga biznesi  i ndërtimit për t’iu rikthyer bujqësisë dhe prodhimit të arkave të amballazhit për fruta dhe perime.

Duke parë se në zonë kërkesa për ambalazh ishte e madhe ai vendosi 8 vjet më parë të ndërtojë një punishte për prodhimin e arkave të drurit.

“E fillova këtë punë me një punishte të vogël por kërkesat në rritje për ambalazh më shtynë që të rris investimin dhe sot kam arritur të kem një fabrikë moderne dhe 35 punonjës në pikun e prodhimit“- tha biznesmeni.

Dule troka tregon se arrin të prodhojë deri në 16 mijë arka në ditë duke furnizuar kështu të gjithë tregun vendas. Problem kryesor për prodhuesin mbetet lënda e parë pasi në tregun vendas ai arrin të sigurojë vetëm 20% të drurit e ndërsa pjesën tjetër e siguron nga importi, gjë që i vështirëson punën.

Përveç prodhimit të ambalazhit Dule është dhe një fermer i suksesshëm pasi ka kultivuar dhe 10 dynym sera me luleshtrydhe ku pjesën më të madhe e dërgon për eksport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA