Mbrojtja e pasurisë kulturore, tryezë kombëtare kundër trafikut të artefakteve dhe gërmimeve të paligjshme Peizazhe, kompozime me në qendër gjithmonë një grua. apo dhe piktura abstrakte janë disa prej punëve të ekspozuara në Galerinë e Artit Tiranë, nga piktori Siro Muedini.
E quajtur ‘Rikthimi’, arsyes së këtij titulli i bashkangjitet mungesa 14 vjeçare e piktorit me një ekspozitë personale. Ekspozita është kuruar nga Ilir Keko.
Me një përzgjedhje të krijimtarisë së katër viteve të fundit veprat e artisti tregojnë karakterin ekspresiv të autorit. Nga natyrat e qeta, nudot apo kompozimet me kuaj.
Sipas kritikes italiane të artit Gabriella Pastor, figurat e gruas paraqiten si të veshura me velin e tejdukshëm të atij misteri që gjithmonë, që nga kohëra që s’mbahen mend, i mbështjellin ato në atë botën e tyre ku ndërthuren forca dhe zhdërvjelltësia.
Top Channel