Peizazhe, kompozime me në qendër gjithmonë një grua. apo dhe piktura abstrakte janë disa prej punëve të ekspozuara në Galerinë e Artit Tiranë, nga piktori Siro Muedini.
E quajtur ‘Rikthimi’, arsyes së këtij titulli i bashkangjitet mungesa 14 vjeçare e piktorit me një ekspozitë personale. Ekspozita është kuruar nga Ilir Keko.
Me një përzgjedhje të krijimtarisë së katër viteve të fundit veprat e artisti tregojnë karakterin ekspresiv të autorit. Nga natyrat e qeta, nudot apo kompozimet me kuaj.
Sipas kritikes italiane të artit Gabriella Pastor, figurat e gruas paraqiten si të veshura me velin e tejdukshëm të atij misteri që gjithmonë, që nga kohëra që s’mbahen mend, i mbështjellin ato në atë botën e tyre ku ndërthuren forca dhe zhdërvjelltësia.
Top Channel