Frikë nga Wagner, Polonia “blindon” kufirin me Bjellorusinë

21/07/2023 08:15

Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimeve të mundshme që lidhen me praninë e grupit mercenar Wagner në Bjellorusi, ka thënë sekretari i komitetit të sigurisë së vendit, Zbigniew Hoffmann, të premten.

Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Wagner do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.

Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë

Fati i trupave të Wagner-it ka qenë i paqartë që kur Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër në 23-24. qershor, që ishte kërcënimi më i madh për qeverisjen 23-vjeçare të presidentit rus Vladimir Putin.

Trupat e Wagner-it luajtën një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, duke ndihmuar në kapjen e pjesëve kryesore të qytetit të Bakhmut pas gati dhjetë muaj luftimesh intensive. Por, Prigozhin tha se ai humbi 20 mijë burra gjatë operacionit në Bakhmut.

 

Top Channel