Turneu i promovimit të filmit Barbie mund të ketë përfunduar zyrtarisht, por ndikimi i tij kulturor do të lërë gjurmë edhe pas premierës botërore. Pesha promovuese e filmit ishte e paprecedentë.

Motori më i madh promovues i Barbie ishte padyshim ylli i filmit Margot Robbie. Aktorja përqafoi stilin e ndritshëm e xixëllues të kukullës Barbie në çdo dalje të saj formale dhe informale falë dhe ndihmës së stilistit të saj, Andrew Mukamal.

Nuk ka ndodhur kurrë më parë që një aktore të mishëronte kaq fort rolin, edhe përtej shesh xhirimeve.  Meqenëse turneu promovues përfundoi stilisti ndau një karusel imazhesh në Instagramin e tij , duke treguar disa pamje të paparë më parë nga arsenali i Barbie të Margot Robbie.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel