Van Damme në Kosovë, shprehet i lumtur për mikpritjen: Kam pritur një kohë për të ardhur

20/07/2023 08:30

Ikona e filmit aksion, Jean-Claude Van Damme ka arritur në Kosovë ditën e djeshme.

Ai është shprehur se ka pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë ndërsa është shprehur i lumtur me vizitën dhe me ngrohtësinë e ofruar nga qytetarët e Kosovës.

“Kam pritur për një kohë të gjatë për të ardhur në Kosovë dhe mirëpritja e njerëzve, kur unë erdha në mëngjes, ishte shumë paqësore, prandaj faleminderit shumë. Ky shtet, kur unë jam këtu unë flas shumë për muzikën, kur vij në këtë shtet kurrë nuk shoh flamuj, kurrë nuk dëgjoj rreth fesë, unë flas me njerëzit këtu dhe populli i Kosovës me duket mua se me të vërtetë vetëm dëshiron shumë lumturi dhe paqe, prandaj gjithmonë buzëqesh këtu”, ka thënë ai.

Van Damme njihet për filma aksion, ku ndër më të njohurit janë “Maximum risk”, “The quest” e “Lion Heart”.

Top Channel