Një vajzë adoleshente është vrarë në një sulm me dron në Krime, ka thënë kreu i territorit të pushtuar i instaluar nga Rusia. 

Moska ka fajësuar Ukrainën për sulmin, i cili tha se dëmtoi katër ndërtesa administrative. Sergei Aksyonov tha se sulmi ndodhi në pjesën veriperëndimore të Krimesë dhe se shërbimet e urgjencës po punojnë atje.

“Fatkeqësisht, pati viktima. Një vajzë adoleshente u vra. Unë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe të thella për familjen dhe miqtë e saj. E gjithë mbështetja e nevojshme do t’i ofrohet familjes”- tha zoti Aksyonov.

Ukraina nuk ka reaguar menjëherë ndaj pretendimeve të Rusisë.

Top Channel