Publikohen dosjet e rryshfetit $10mln të Biden/ Kreu i Burisma thotë se u detyrua të paguante Joe e Hunter (fotot)

20/07/2023 21:55

Një dosje sekrete e FBI me informacione për një rryshfet $10 milionësh për presidentin e SHBA, Biden dhe të birin Hunter, është publikuar nga senatori Chuck Grassley, ku thuhet se një oligark ukrainas ‘ishte detyruar’ të bënte pagesën e majme.

Mykola Zlochevsky, pronari kompanisë energjitike Burisma, i tha informatorit të FBI në 2016 në Vienë, se i kishte kushtuar “5 [milionë] të paguante njërin Biden, dhe 5 [milionë] Biden-in tjetër,” sipas dosjes së redaktuar të njohur si FD-1023.

“Zlochevsky tha në komente se megjithëse e kuptonte se Hunter Biden ‘ishte budalla’, aq sa dhe qeni i Zlochevsky ishte më i zgjuar, duhet ta mbante atë në bordin drejtues të kompanisë, që gjërat të shkonin në rregull”,thuhet në deklaratën e qershorit 2020.

Burimi (informatori) pyeste nëse Hunter Biden apo Joe Biden i kishin thënë Zlochevsky që duhet të mbante në kompani Biden-in e ri; Zlochevsky u përgjigj, ‘Ata të dy më thanë,’” sipas dosjes së publikuar nga senatori republikan.

Informatori i paguar vlerësohet nga FBI si ‘shumë i besueshëm’, ndërsa përshkruante katër biseda me Zlochevsky, duke nisur menjë takim pranë Kievit në fund të 2015 ose në fillim të 2016, e duke vazhduar më pas me një telefonatë të vitit 2019.

Zlochevsky pretendon se ka 17 regjistrime të bisedave me dy Biden-ët, dy prej të cilave përfshinin presidentin aktual Joe — si dhe mesazhe teksti dhe dy dokumente që besohet se janë të dhëna për pagesat e kryera për dyshen Biden.

Burimi shton se Zlochevsky besonte se “ishte detyruar të paguante Biden-ët për t’u siguruar që asokohe prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Viktor Shokin të shkarkohej nga posti.”

Në diskutimin e tyre të fundit Zlochevsky supozohet se i ka thënë informatorit se kishte paralajmëruar kundër partneritetit me Biden-ët në SHBA, prej reputacionit të tyre.

“Informatori përmend se Zlochevsky nuk i provon dot transferimet e parave si provë e rryshfetit ilegal për dy Bidenët,” thuhet në dosje.

Ai përdorte referenca të njohura dhe më parë për Biden-ët duke quajtur Joe “I madhi”, siç është raportuar në një dokument të 2017 ku Joe Biden priste pjesën prej 10% për një partneritet me grupin energjitik kinez CEFC China Energy, shkruajnë mediat konservatore në SHBA.

Në takimin e Vienës në 2016, Zlochevsky përshkruante Hunter si ‘lidhja për të arritur te babai i tij’ për kompaninë ukrainase të skandaleve energjitike Burisma.

“Zlochevsky u përgjigj fillimisht, ‘Mos u shqetëso se Hunter do t’i zgjidhë cështjet te babai i tij.’ [Informatori nuk kishte bërë pyetje të tjera mbi fantin se çfarë do të thoshte kjo],” thuhet në dosje.

Shtëpia e Bardhë nuk i është përgjigjur ende kërkesave për komente, ndërsa presidenti Biden është përpjekur të marrë me shaka akuzat, duke komentuar më herët, “Ku janë paratë?”

Nuk është e qartë se kur janë bërë pagesat nga Burisma, por Hunter Biden u bë anëtar i bordit në prill 2014, në të njëjtën kohë kur babi i tij moti kontrollin e politikës së SHBA për Ukrainën, me administratën Obama.

Për punën e tij Hunter paguhej $1 milionë në vit deri në  2019, përveç rryshfeteve të mundshme, shkruan NewYorkPost.

Senatori Grassley (Iowa), që publikoi versionin e redaktuar të dokumentit ngrinte pyetjet: “Çfarë bëri departamenti Drejtësisë dhe FBI për informacionet në dokument? Përse ia fshehën atë Kongresit dhe popullit amerikan?”

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA