Gazetarja Juli Ristani ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” ka marrë një surprizë, ku dy fëmijët e saj me anë të një videomesazhi i përcollën falenderime për gjithçka që ajo ka bërë për ta.

“Duam të të falenderojmë për gjithçka, je një grua tmerrësisht e fortë dhe kemi shumë respekt. Prej vlerave që ti mbështet dhe me të cilat na ke rritur, jemi bërë këta që jemi sot.”– tha djali i Juli Ristanit.

“I shikojmë peripecitë e tua dhe çfarë ke kaluar për të arritur aty ku je sot. Dimë që të vlerësojmë dhe të dhurojmë dashuri për sa kohë të kemi afër. Të duam shumë dhe je më e mira në botës”- tha vajza e Juli Ristanit.

Pasi mori mesazhet, Ristani tha se e ka dalluar momentin kur ata përgatitën surprizën, pasi bashkëshorti i saj kishte marrë një telefonatë nga stafi i “Ftesë në 5′, mirëpo ai e kishte kamofluar si një telefonatë promocionale duke ia fshehur gazetares.

“Nuk do të qaj ta dish. E di çfarë po më kujtohet, se kur i paskan bërë më kujtohet një ditë tim shoqi i bie telefoni dhe thotë “alo, jo nuk jam i interesuar për dysheqe”, kujt do t’ja hedhe mua, që bëj televizion. Thashë diçka ka përgatitur Bieta por s’ka gjë le të surprizohem dhe unë njëherë.”- tha Juli Ristani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA