Vrasja e Nikolin Lekstakajt, drejtori i policisë vendore: Dyshojmë për gjakmarrje
19/07/2023 19:31
Policia dyshon se pista kryesore e vrasjes së Nikolin Marku Lekstakaj në Lezhë është gjakmarrja.
Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, drejtori i policisë vendore Alfred Elezi nuk dha detaje të tjera.
“E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.”-tha Elezi.
Viktima u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë.
Top Channel