![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/el1_sd-800x450.jpg)
Këngëtarja me emrin e artit Kida, ka zgjedhur që t’i kalojë pushimet verore në ishullin Mykonos të Greqisë.
Ishulli ka qenë shpesh herë zgjedhje e shumë vipave shqiptarë, por jo vetëm, duke u bërë një nga vendet turistike më të preferuara.
Ylli ka postuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku duket se ka kaluar kohë të mirë dhe i ka shijuar, por nuk ka dashur të zbulojë se më kë është e shoqëruar.
Fotot e saj kanë rënë në sy të mediave greke të cilët shkruajnë se këngëtarja e njohur shqiptare ndodhet në Mykonos.
“Këngëtarja 25-vjeçare nga Shqipëria e ka nisur karrierën e saj muzikore në vitin 2015 dhe që atëherë ka publikuar disa këngë dhe albume. Muzika e saj është një përzierje e pop, R&B dhe hip hop. Kida ka fituar shumë çmime për muzikën e saj, duke përfshirë çmimin për artistin më të mirë në Top Aëards në 2019, por edhe MTV Europe Music Aëard në 2018. Ylli i ri nga Shqipëria, i cili numëron më shumë se 2 milionë ndjekës në Instagram ka postuar disa foto nga udhëtimi i saj në Mykonos”, shkruan media e njohur greke Prothothema.gr.
25-vjeçarja me emrin e vërtetë Orhidea Latifi duket në formën e saj më të mirë nga fotot e publikuara dhe plot stil në veshjen e saj, duke mos zgjedhur të veshë rroba banjoje pranë pishinës.
Top Channel