Borbardha s`ka nevojë për shtatë xhuxhët e as për princin e kaltër!
Në një rishikim rrënjësor dhe të paprecedentë, historia e Borëbardhës rikthehet në ekranin e madh me një aventurë të re, e cila konsiderohet politikisht korrekte dhe e paraqet figurën e famshme të përrallave si një vajzë të fortë, që i del vetes e s`ka nevojë për ndihmë.
Filmi me skenar dhe regji nga Greta Gerwig, që është dhe regjisorja e Barbie të sapo prezantuar pritet të dalë në kinema në 2024-tën, por ka ngjallur që tani debate e kritika të shumta. Diskutimet më të zjarrta janë mes atyre që akuzojnë për shtrembërim të shëmtuar të përrallës së 1937-ës dhe një grupi tjetër që e përshëndet si element të një modernizimi të domosdoshëm të historisë.
Ajo që bëri bujë dhe ngjalli komente të ndezura në rrjetet sociale ishte një foto e publikuar nga tabloidi britanik Daily Mail, e cila zbulonte një pjesë nga xhirimet e zhvilluara në Bedfordshire të Anglisë. Në pamje, Borëbardha, me pelerinën e saj ikonë të kuqe dhe fustanin e verdhë dhe blu, rrethohej nga një grup magjepsës krijesash magjike të të gjitha llojeve, madhësive dhe etnive.
Protagonistja, Rachel Zegler, i mbrojti ndryshimet, duke theksuar se përralla “duhej të modernizohej”. Disney tha nga ana e tij se u konsultua me disa anëtarë të komunitetit të nanizmit dhe se kërkonte “një qasje të re ndaj kësaj rrëfenje”.
Top Channel