Në Tiranë u mblodhën këtë të hënë kryeministrat e vendeve të Ballkanit perëndimor për të folur për Procesin e Berlinit. 

Por në takimin e kërkuar nga Rama mungoi kryeministri Albin Kurti i cili zgjodhi të shkonte në ishullin turistik të Kretës në Greqi për takimin e një organizate politike të së majtëve.

Samiti zyrtar i Procesit te Berlinit mbahet në Tetor në të cilin Albin Kurti konfirmoi se do të marrë pjesë.

Mikpritësi kryeministrit Edi Rama mbërriti i pari në vilën qeveritare numër 30 për t’ja lënë vendin ardhjes të katër kryeministrave të tjerë.

Përballë Oliver Varheily komisioner për zgjerimin me BE, në drekën e punës kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në nevojën e pasjes së një qëndrimi të unifikuar të kërkesave për BE gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë pas dy muajsh.

Kosova mungoi në këtë takim paçka informal, tejet i nevojshëm për këtë proces sa politik e më theks tek ndërlidhja rajonale e me përfitime ekonomike.

Këto janë momentet e përfundimit të takimit në Tiranë për të cilin kryeministri Edi Rama tha se synoi pasjen e një produkti domethënës e hedhur një hap të mëtejshëm për ato që Procesi Berlinit përfshin.

“Prej ca kohësh ne jemi në një përpjekje për të nxitur një mënyrë të re të të parit të gjërave në hendekun që ekziston mes vendeve anëtare dhe vendeve ton pas goditjeve të pandemisë, krizës energjitike e Ukrainës që kanë bërë që BE-ja ka shpërndarë fonde të konsiderueshme për vendet anëtare, gjë që e ka zgjeruar hendekun mes nesh dhe vendeve anëtare. Duke marrë parasysh këtë pasojë dhe të gjitha sfidat që sot janë të përbashkëta po aq sa janë të përveçme ne jemi përpjekur të krijojmë një tjetër qasje, që paralelisht me procesin e negociatave të kemi një mbështetje ekstra për vendet e Ballkanit Perëndimor.”- tha Rama

Për mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti Edi Rama tha: Nuk shoh asnjë interes se ishin gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush nuk mundi nuk erdhi.

Pak përpara se në Tiranë të niste ky takim nga Prishtina zyra e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, u kujdes në të theksuarin e mos-pjesëmarrjes edhe të zëvendës kryeministrit, në mungesë të shefit të qeverisë së Kovës që ndodhet në Greqi.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA