Modeli shqiptar me banim në New York, Elton Ilirjani, ka tërhequr tashmë vëmendjen e personazheve më të njohur të New York dhe SHBA.
Këtë verë, ai është i pranishëm gati çdo fundjavë në Hamptons, zona më e pasur e këtij New York-ut!
Eltoni duket në shoqërinë e stilistëve më me emër, producentë hollivudianë, gazetarë të CNN, Daily Mail, Forbes, revista të rëndësishme ndërkombëtare! Këtë fundjavë që shkoi ishte në prezencën e Don Lemon, prezantues dhe gazetar i njohur Amerikan në CNN, Jean Shafiroff, filantropistja me emër në SHBA me banim në Hamptons dhe fqinje e Xhorxh Soros, pronaren e revistës Social Life dhe e Polo Hamptons, aktivitetit më të rëndësishëm sportiv në Hamptons, Alie Mitchell.
Qershia mbi tortë ishte afrimiteti me Candace Bushnell, autoren e veprës Sex & The City që më pas krijoi edhe serialin më të njohur amerikan të të gjitha kohëve! Eltoni me veshje unike nga stilistë të ndryshëm nga e gjithë bota me siguri që përmend edhe prejardhjen e tij shqiptare në këto evente të elitës së lartë amerikane.
Ndërkohë, ai konfirmoi paraqitjen në Javën e Modës në Evropë dhe SHBA këtë vjeshtë dhe projekte të tjera ndërkombëtare.
Top Channel