Nga vapa në përvëlim! Përkeqësim i situatës në Itali e Greqi, zjarre në Spanjë

16/07/2023 09:17

I nxehti përvëlues ka mbërthyer tashmë Europën, ndërsa valën më të fortë po e përjeton jugu i kontinentit.

Prej ditësh me radhë, Italia, Greqia dhe Spanja po përjetojnë temperatura të larta, ndërsa “më e keqja nuk ka ardhur ende”. Termometri pritet të shënojnë ekstreme të tjera në javën e ardhshme.

16 qytete italiane janë në alarm të kuq këtë fundjavë, përfshirë Romën, Bolonjën dhe Firencen. 48 gardë Celsius parashikohet të arrijnë temperaturat në Siçili. Ndërsa “epiqendra” e valës së të nxehtit, sipas shërbimit italian të motit, do të jetë Sardenja.

“Temperaturat do të arrijnë kulmin midis 19 dhe 23 korrikut – jo vetëm në Itali, por edhe në Greqi, Turqi dhe Ballkan”, shpjegon për BBC-në eksperti i klimës Giulio Betti.

Vapa përvëluese ka ndikuar dhe në turizmin e shteteve që presin mijëra turistë çdo ditë.

Guidat historike në Romë përballen çdo ditë me njerëz që përjetojnë gjendje të fikti. Qeveria italiane këshillon shmangien e daljeve në orën e pikut, ndërsa jashtë atraksioneve turistike janë vendosur ambulanca dhe ekipe mjekësore.

Temperaturat që tejkaluar 40 gradë në Athinë, detyruan institucionet të mbyllin Akropolin gjatë drekës.

Ndërsa problemet me zjarret për shkak të klimës së nxehtë e të thatë kanë nisur në Spanjë. Një zjarr që përfshiu zonën pyjore në La Palma në ishujt Kanarie të shtunën shkatërroi 4. 500 hektarë tokë. të paktën 12 shtëpi u dogjën pasi era favorizoi zjarrin, ndërsa 4.000 banorë u evakuuan.

Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta dhe më intensive nga viti në vit. Këto janë pasojat e dukshme të ndryshimeve klimaterike, shpjegon eksperti i klimës Betti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA