Zv.kryeministrja Belinda Balluku është takuar me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Shtetit Amerikan.
Balluku ka zbardhur takimin mes tyre ku thotë se u disktua për ccështjet kritike të rajonit si dhe për rolin e rëndësishëm që Shqipëria po luan në këto momente vendimtare.
Më tej Balluku shprehet se e ka siguruar diplomatin që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha është koshiente për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon.
“Në Departamentin e Shtetit takova Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ku diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Escobar mbetet një nga njohësit më të mirë të rajonit pranë Departamentit të Shtetit. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvatjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor. E sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim.”-shkruan Balluku.
Top Channel