Sulm me raketa në Ukrainë, tre të plagosur nga shpërthimet në Zaporizhzhia

15/07/2023 21:07

Sulmet ajrore në Zaporizhzhia të Ukrainës jugore kanë plagosur të paktën tre persona.

Sipas raportimeve shpërthimet ndodhën në zona të ndryshme. Deri më tani nuk raportohet për viktima në njerëz.

“Sulmi rus në rajonin e Zaporizhzhia plagosi 3 persona. Trupat ruse sulmuan Stepnohirsk në Zaporizhzhia Oblast me sisteme raketash me shumë lëshime Grad, duke plagosur tre persona më 15 korrik”, tha kreu i Zyrës së Presidentit Andrii Yermak.

Qyteti i Stepnohirsk u godit nga sistemet e raketave me shumë lëshime Grad.

Top Channel