Një person është ndëshkuar me gjobë 100 000 lekë të reja dhe i është bllokuar gomonia, pasi rrezikoi jetën e pushuesve në Jal.

Ai lundroi me gomone jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve dhe është ndëshkuar me 100 000 lekë dhe i është bllokuar gomonia.

“Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia. Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin  lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj. Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit. Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA